Një person dyshohet se vdiq në vendin e punës në Gjakovë

Një person dyshohet se ka vdekur në vendin e tij të punës të shtunën në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku që ka dalë për kontroll në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.