6 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjashtë raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka njoftuar të shtunën ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërkohë, numri i rasteve aktive në nivel vendi është 57.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 77 persona kundër koronavirusit.

Numri i të vaksinuarve me të dy dozat deri më tani në Kosovë është 823.224, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 102.838.