Asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19 nuk është shënuar të dielën në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 469 testime, ndërsa shifra 0 është shënuar edhe sa i përket rasteve të vdekjes nga ky virus.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 28 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 225.134.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me koronavirus ka rënë në 75.