4 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë numri i rasteve aktive në nivel vendi është 123.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit vaksinën anti-COVID e kanë marrë 71 persona.

Të vaksinuar me të dy dozat deri tani në Kosovë janë 822.985 persona, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë 102.687.

Numri i dozave të administruara të vaksinës kundër koronavirusit deri më tani është 1.828.862.