Nëntë raste të reja me COVID-19

Nëntë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 468 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.

Në total numri i rasteve aktive është 127.