Pacolli sonte do të flejë në banesën e tij në Tiranë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është nisur gjatë ditës nga Zvicra për në Kosovë.

Pacolli udhëtoi me aeroplan privat nga Lugano në Tiranë, ku edhe kishte mbërritur në kryeqytetin shqiptar rreth orës 18:00.

Ai ende nuk e ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë.

Klan Kosova raporton të ketë mësuar se Pacolli sonte do të flejë në banesën e tij në Tiranë.

Gjatë ditës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u futur në karantinë.