36 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

36 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 937 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

20 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnjë, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 250 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë, ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.