Më i riu nga të infektuarit me koronavirus sonte në Kamenicë është 5-vjeçar, më i moshuari 80-vjeçar

Në Kamenicë sot janë shënuar pesë raste të reja me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se pesë të infektuarit janë nga një fshat i vetëm.

Ai thotë se edhe dy persona tjerë sonte rezultojnë të shëruar nga Kamenica e që numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 5.

“Po e konsideroj edhe fat ketë gjë pasi njëri prej të shëruarve ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore. Ky pacient gjatë qëndrimit në Klinikën Infektive është trajtuar edhe me oksigjeno terapi”, deklaroi ai për RTV Dukagjini.

Nga rastet e reja të konfirmuara sonte, Kastrati thotë se më i riu është pesë vjeçar ndërsa më i moshuari 79 apo 80 vjeçar.