A iu shmang Tayna karantinimit? Përgjigjet Arben Vitia

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se nuk ka informacione se këngëtarja Tayna ka hyrë në Kosovë pasi janë vendosur masat për karantinim për ata që vijnë nga jashtë Kosovës.

“Nuk kam informata se si ka hyrë këngëtarja Tayna, pa ardhur këtu në emision ma dërguan linkun dhe nuk e di se si ka hyrë ose nëse ka hyrë”, ka thënë Vitia në Rubikon.

“Secili qytetar” që vjen nga jashtë “duhet të shkojë në konvikt në karantinim”, ka deklaruar ai.