Për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një segment i rrugës, përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse, do të mbyllet për qarkullim në fundjavë.
Siç njoftoi Drejtoria e Investimeve Kapitale nga Komuna e Prishtinës, të nartën, qarkullimi do të mbyllet nga rrethrrotullimi i rrugës “B” në drejtim të lagjes “Mati”.
Qarkullimi do mbyllet të premten në orën 06:00 deri në 18:00, dhe të shtunën nga 08:00 deri në 18:00.
“Kërkojmë nga banorët e lagjes që automjetet mos ti parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion. Prej projektit në projekt vazhdojmë të punojmë për një Prishtinë sa më funksionale dhe praktike”, thuhet në njoftim.