Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 635 personave.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i rasteve aktive është 351.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 143 persona.
Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 822.516 ndërkaq me dozë të tretë dhe përfocuese është 102.264.