Një menaxher i financave në një kompani private ka raportuar se punëtori i firmës së tij gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 euro dhe nuk është lajmëruar në punë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:45 në rrugën “Sadik Shala”, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 euro dhe nuk është lajmëruar në punë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.