Pasi anuloi fluturimin për në Prishtinë, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.
Sot ish-zëvendëskryeministrit Behgjet Pacollit i ishte aprovuar leja për aterrim në Prishtinë, por ai ishte ankuar për masat e karantimit të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Pasditen e së martës kishte vendosur të anulonte fluturimin për në Kosovë.