Sëmundjet e zemrës përfshijnë sëmundjen e arterieve koronare, aritminë dhe aterosklerozën.
Edhe pse janë kryesisht faktorët gjenetikë që kontribuojnë në shfaqjen e tyre, stili i jetesës luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mirëqenien tuaj.
Stërvitja e rregullt, pesha e duhur, ushqimi i shëndetshëm, mos konsumi i duhanit dhe i alkoolit, mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës tuaj.
Krahas ushqimeve të shëndetshme për zemrën, AgroWeb.org ju njeh më poshtë edhe me disa pije, që mund t’ju vijnë në ndihmë duke zëvendësuar opsionet e dëmshme.
Lëngjet e frutave dhe perimeve
Frutat dhe perimet janë të mbushura me kalium, një elektrolit që mund të zvogëlojë presionin në muret e enëve të gjakut, duke mbështetur shëndetin e përgjithshëm të zemrës dhe enëve të gjakut.
Për më tepër, kaliumi largon efektet negative që natriumi mund të shkaktojnë tek presioni i gjakut.
Duke ndihmuar kwshtu në uljen e rrezikut të hipertensionit, një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e zemrës.
Frutat më të mira janë bananet, portokallet, pjepri dhe qitro.
Përgatisni vetë një lëng me disa feta banane, ananasi, agrume, një grusht spinaq, pak avokado ose panxhar.
Mos shtoni sheqer ne pijen tuaj, pasi mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës.
Uji
Kur jeni të hidratuar mirë, zemra juaj pompon gjak në mënyrë më efikase.
Edhe pse të gjitha lëngjet ju hidratojnë, uji është mundësia më e sigurt, më e thjeshtë dhe më e mirë për tu hidratuar.
Çaji
Çajrat bimorë, si kamomili dhe livando, mendohet se janë një mënyrë fantastike për të përmirësuar cilësinë e gjumit.
Ju mund të pyesni veten se çfarë ka të bëjë kjo me shëndetin e zemrës.
Gjumi i pamjaftueshëm është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, pasi ka potencialin të rrisë presionin e lartë të gjakut, obezitetit dhe diabetit, të cilat mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Kjo pije përmban gjithashtu antioksidantë, që mbështesin shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Suplementet me fibra
Edhe pse mund t’i lidhni fibrat me ushqimet si perimet dhe drithërat, ju gjithashtu mund t’i merrni ato përmes pijeve!
Një suplement me fibra i shtuar në një gotë me ujë, mund të jetë një ide e mirë për të marrë të gjithë sasinë e nevojshme të fibrave.
Shumica e shtesave të fibrave në formë pluhuri janë të tretshme dhe janë forma më e mirë për të ndihmuar shëndetin e zemrës.
Fibrat e tretshme mund të zvogëlojnë përthithjen e kolesterolit në qarkullimin tuaj të gjakut, duke reduktuar sasinë e kolesterolit të keq dhe rrezikun për aterosklerozë.
Lëngjet me fruta dhe perime jeshile
Këto pije janë të mbushura me shumë lëndë ushqyese, si kaliumi, antioksidantë dhe madje edhe faktorë anti-inflamator.
Ato mund të ndikojnë pozitivisht duke zvogëluar rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare./AgroWeb