6 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja me COVID-19 nga testim i 797 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit është 0.75 për qind.

Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet. Ndërsa janë shëruar 19 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 390.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 48 doza të vaksinës antiCOVID.