Një person ka mbetur i vdekur në Gushtericë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Nga Policia e Kosovës për Reporteri.net kanë thënë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor dhe i njëjti është arrestuar.
“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Detaje të tjera lidhur me rastin ka dhënë për Kosovo Online komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq.
Ai ka thënë se viktima është 70 vjeç dhe se i dyshuari për vrasjen (zyrtari policor) është vëllai i tij.
Sipas tij motivi i vrasjes mendohet të jetë problem i pazgjidhur pronësor.
Viktima dhe dorasi raportohet të jenë të nacionalitetit serb.