Sot janë liruar nëntë persona nga karantina në Qendrën e Studentëve. Ata kanë dalë negativ nga Covid-19 pas testimeve që janë bërë mbrëmë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës së Studentëve.
“Nëntë persona janë liruar sot, të gjithë kanë dalë negativë që janë testuar dje, dhe 168 është numri momental i personave që po qëndrojnë në karantinë në Qendrën e Studentëve”.
Aktualisht në Kosovë i kemi 780 raste me koronavirus, nga të cilët 201 janë shëruar kurse 22 persona kanë vdekur.
Rastet e para në vendin tonë janë regjistruar më 13 mars.
Aktualisht në karantinë po qëndrojnë edhe 168 persona.