Tri raste pozitive janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 321 mostra të testuara.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë të vdekur.
Bëhet e ditur se 23 qytetarë janë shëruar, derisa numri i të shëruarve është 224.569.
Në total numri i rasteve aktive është 394.