Horoskopi 3 maj 2022

Dashi

Për ju dashët, është një ditë me dëshira dhe kënaqësi. Shëndeti jo i mirë i një të moshuari mund t’ju mërzisë pak. Njerëzit do të duan të kenë shumë nga koha juaj, megjithatë sigurohuni që puna të mos ndikohet nga kjo gjë. Me familjen do të kaloni një kohë të bukur edhe pse jeta bashkëshortore do të ketë disa efekte anësore. Mos u tregoni të ashpër me partnerin. Përkundrazi flisni hapur për ndjejat tuaja.

Demi
Sot do të tërhiqni vëmendjen me sjelljen tuaj të këndshme. Është një ditë e përshtatshme për të bërë një vizitë tek avokati për të marrë disa këshilla ligjore. Tregohuni të kujdesshëm pasi mund t’ju vidhen sende me vlerë. Për planet dhe projektet tuaja flisni vetëm me prindërit tek të cilët keni shumë besim. Kështu do të kuptoni vlerën e vërtetë të mbështetjes së familjes. Në aspektin erotik do të jeni në humor të mirë dhe të lumtur.