Imazhet satelitore tregojnë varrezat e reja pranë Mariupolit

Imazhet e reja të publikuara nga kompania amerikane Maxar Technologies paraqesin shfaqjen e një varreze të dytë pranë Vynohradne, afër qytetit të rrethuar të Mariupolit, raporton Sky News të shtunën.

Fotografitë përshkruajnë zgjerimin e disa llogoreve të gjata gjatë muajit të kaluar, të cilat ka të ngjarë të bëhen varreza të reja nëse nuk janë bërë tashmë.

Maxar beson se varret u hapën midis mesit të marsit dhe mesit të prillit.

Image