Rrjeti Sizmik: Kosova u lëkund nga tërmeti i fuqishëm në Bosnjë e Hercegovinë

Një termet me magnitudë prej 5.9 sipas shkallës së Rihterit ka goditur Bosnje e Hercegovinën.

Rrjeti Sizmik i Kosovës ka konfirmuar se lëkundjet e fuqishme janë ndjerë edhe në qytete të Kosovës, njofton Gazeta Stop.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400 kilometra”, thuhet në njoftimin e tyre.