Gashi: Më rezulton që i kemi 64 vota, për ta formuar Qeverinë Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhje së kryetarit të partisë Isa Mustafa  me deputetët ka thënë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.

“I pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër Avdullah Hoti. Me formalizimin e koalicioneve që po presim të bëhet shpejt, brenda ditës së sotme dhe nesër, të procedojmë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së Kosovës”, tha Gashi.

Ai ka treguar se pritet të formalizojnë mbi 61 deputetë, më pas do ta njoftojnë presidentin dhe ai do të lëshojë dekret për mandatarin.

Sipas Gashit, LDK-ja ende nuk ka nënshkruar asnjë koalicion, deri sa ka treguar se në takim kanë qenë të ftuar të gjithë deputetët e LDK-së, përfshirë Vjosa Osmanin.

Gashi tha se “më rezulton që i kemi 64 vota. Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.  Njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të jetë zëvendëskryeministër”, theksoi Arben Gashi.