Presidenti i Ukrainës u ka thënë ministrave të financave të botës, se vendit të tij i duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj deri në verë për të vazhduar funksionimin.
Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se do ti duhen qindra miliarda dollarë për të rindërtuar të gjithë shkatërrimin më vonë.
Teksa po fliste në një konference të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore nëpërmjet lidhjes video nga Kievi, ai tha se komuniteti global duhet të përjashtojë Rusinë menjëherë nga institucionet financiare ndërkombëtare, duke përfshirë Bankën Botërore, FMN-në dhe të tjerët.
“Të gjitha vendet duhet të përgatiten menjëherë për të prishur të gjitha marrëdhëniet me Rusinë. Ne besojmë se me kalimin e kohës kjo shumë do të bjerë pasi ekonomia ukrainase në pjesët e vendit që nuk janë nën okupim rritet, ndërsa dërgesat nga ata që tani punojnë diku tjetër fillojnë të rrjedhin.”- tha ai.