Zyrtari i Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, pak orë pasi ka bërë të ditur se më nuk është pjesë e këtij institucioni, ka reaguar duke thënë se sapo ka marrë njoftimin për shkëputjen e kontratës nga Policia e Kosovës.
Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është krenar për punën dhe kontributin e tij në Policinë e Kosovës.
“Më gëzon fakti se kem shërbyer bashkarisht me shumë djem e vajza që kanë qenë shumë profesional, të guximshëm e atdhetarë e që është një vlerë jetike e vet shtetit të Kosovës në përgjithësi e Policisë si institucion në veçanti”, ka shkruar Hoxha, transmeton Telegrafi.
Ai më tej, ka pyetur nëse e ka merituar një trajtim të tillë nga shteti i Kosovës?
Hoxha ka thënë se ky do te jetë postimi i fundit lidhur me këtë çështje.
“… thjesht dua ta jetoj jetën time ku dhe me kënd të dua. E drejta e jetës dhe lirisë më është garantuar me ligj kudo që unë vendos të jetoj”.
Në një postim të gjatë ai ka folur për periudhën e tij nga suspendimi për shkak të një postimi në Facebook në shkurt të këtij viti pasi kishte kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për shpenzimet, kishte kërkuar që pjesëtarëve të policisë së Kosovës t’u paguhej kompensimi për shujtat.
Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Hoxhës
“Të nderuar:
Vetem sa Mora njoftimin per shkeputjen e kontrates time nga Policia e Kosoves .
Qështja ime ka marrë konotacion politik e që nuk ka qenë qëllimi im asisoji , nuk me intereson as që më ka interesuar ndonjëhere asnjë subjekt politik , apo nuk jan lëpirë pas pushteteve vetem e vetem të ndertoj karrierë apo të ngrihem në pozitë .
Pse militantet e nje subjekti te caktuar politik kan krijuar këso qasje ndaj meje nuk po arrij ta kuptoj , une nuk e kam kritikuar as qe jam fokusuar ne ndonje subjekt te veqante partiak , thjesht kam adresuar një qështje që më ka preokupuar mua si zyrtar policor .
Jam ndier i prekur nga vet institucioni i policisë ku kam sherbyer e nuk kam kursyer as shendetin tim në sherbim të tij , e që së fundmi në të gjitha menyrat më të ulëta me ka me ka sulmuar , denigruar e më ka shkelë qdo të drejtë .
Sa i perket rastit te dates 04.02.2022 pasi qe postimi im gezoj perkrahje te gjere nga media dhe e gjithe shoqeria civile duke perfshire KLMDNJ atehere shteti nuk ndejti duarkryq duke marre veprime sado qe ishin te paligjshme permes menagjmentit policor në mënyrë që ta kënaqë egon e vet politikës .
Me daten 05.02.2022 me kontaktoj nje person qe u prezantua si gazetar i xxxxx i cili dinte qdo detaj ne lidhje me rastin e ndodhur ne Kroaci duke i perfshi edhe hetimet e brendshme si dhe diten kur kam munguar ne interviste , pra aty ne ato informata nuk kishte qasje askush tjeter pos Standardeve profesionale , KBD , regjioni i Prishtines krejt ne kuader te Policise se Kosoves .
Poashtu jam mbet i habitur kur kam pare ne media dhe raportin qe zyra nderlidhese Kroate i ka dergu ILEKO-s pra ate raport ekskluzivisht e kishte vetem Policia e Kosoves e qe ne asnje menyre nuk ka pase te drejte qe ta shperndaj ne media per asnje lloj arsye e lere me kur ka qellim denigrimin e nje personaliteti e qe bien ndesh me shume ligje te Republikes se Kosoves e qe jane si ne vijim ,
Kodi 07/L-074 neni 426 par 1
03 /L-025 neni 4 par 4. , neni 12 par 1.4. Kodi 04/L -082 neni 37 par 2.3 , si dhe me ligjin e policise ku konfidencialiteti dhe paanshmeria jan bazike ne kuader te veprimtarise policore .
Ne një shtet ligjor te mirefillte do të ishte cilësuar si skandal shumë i madh ,
Me te marre ate informate me daten 05.02.2022 i kam shkruar Ambasades Amerikane permes facebook duke i treguar per te gjitha kurdisjet qe vetem sa e mora informacionin se jan duke u pergatit ndaj meje nga vet Strukturat brenda Policise se Kosoves sepse vet si individ isha i pafuqishem ti ec proceset kur dihej se kisha te beja me vet shtetin .
Pastaj e njejta gazete me ka kontaktuar pas 2 ditesh duke me thene se nese nuk prononcohen do ta publikojne materalin qe e posedojne ( dokumentet zyrtare qe normal policia ua ka dhene , duke shkel qdo kod etik e profesional te nje institucioni serioz) vetem e vetem te arrijne objektivat e tyre te perdhosjes se personalitetit tim ne publik.
Sa i perket rastit te Kroacise une kurrë nuk e kam fsheh nje gje te tille jemi njerez dhe per gabimet tona edhe mund te ndeshkohemi gjë që edhe unë jam ndëshkuar, e nuk kam akuzuar Policine Kroate sepse ata ishin ne kryerje te detyres se tyre , porse kushdo qe ka pervoje te ndalohet nga policia nuk eshte se qdoher respketohen ato qe shkruhen ne leter , sepse edhe vet kam qene polic dhe nga pervoja kam mesuar shume gjera se si shkon mbarvajtja e punes policore dhe procedurale në të shkruar e si zbatohet në realitet.
Kështuqë per rastin e ndalimit tim ne Kroaci jam gjobitur dhe e kam paguar gjoben e cila nuk ishte as mandatore madje (te bashkangjitur e keni ne foto) sepse po te ishte kundervajtja ime serioze nuk do lirohesha menjehere pas pageses se denimit ,
Është e drejte e gjithkujt qe te prezumohet i pafajshem apo edhe ta pranoj fajsine , mirepo menyra se si eshte shpernda edhe qellimin e shperndarjes se asaj informate tregon qe pergjegjesit qe punojne ne institucione serioze si Policia e MPB në Kosovë nuk gezojne as kulturen me te vogel instiucionale , duke menduar se jane pronare te vet atij institucioni e qe mund te bejne qkado qe te jua doje qejfi për ndonjë përfitim te vogël material apo për favore të qfarëdo natyre .
Dhe fatkeqesisht ashtu edhe doli,se as prokuroria as IPK nuk mori veprime qe ta hetojne rastin , them te drejten per kete te dyten nuk befasohem per arsye se sikurse edhe PK varet direkt nga Ministri i MPB,porse nga prokuroria isha i befasuar sepse prap kam besuar ne njefare pavaresie te Gjyqesorit nga Pushteti .
Une jam suspenduar per nje postim nderkaq , ata qe kryen veper penale duke shpernda informata konfidenciale ne media , madje per rastin qe ishin duke e hetuar perbrenda, i forcuan pozicionet e tyre dhe u shperblyen nga pushteti dhe per qudi asnjeri nga ta qe ishte pergjegjes e qe i posedonte at dokumentacion nuk eshte marre ne pyetje nga Prokurori se si dolen ato dokumente .
Kjo eshte shkelje flagrante e drejtave te njeriut , njohesit e ligjit e dijne shume mire porse drejtesia ne Kosove le shume per tu deshiruar .
Me daten 06.02.2022 ne ora 16:00 kam shkruar nje porosi elektronike permes email zyrtare duke i perfshi drejtorin e pergjithshem Samedin Mehmetin , si dhe komplet zingjirin komandues timin , ku kam kerkuar nga Këta të fundit që rastin ta procedojne ne IPK , ku edhe kam marre konfirmmim nga major Shkelzen Xhafa qe rasti eshte percjelle ne IPK e qe nga IPK kurre nuk kam marre asnje ftese per interviste as qe kane marre hap per hetimin e rastit , qe ketu ve ne dyshim se dora kryesore e suspendimit tim ka mund te jete vet MPB qe kontrollon edhe IPK edhe PK-në.
Poashtu pas atij publikimi ka pase raste ne forma te ndryshme ne menyre elektronike apo edhe ne rruge qe disa militant me kane ofenduar me qfardo shprehje madje me fjalet me te uleta.
Pra me propaganda te tilla jane munduar qe te krijojne perceptim negativ ndaj meje ne shoqerine kosovare, kane perdorë edhe fotot e mija te vizites ne Brograd qe poashtu nuk e mohoj se kam qene ne Beograd dhe aspak nuk ndihem i turperuar se kam qene ne vizitë , se ne qdo vend qe me ipet rasti ta vizitoj me shume kenaqesi do e bej .
Si për per qudi pothuajse te gjithe
Personat qe me shanin e shpifnin kishin profilet e tyre o me emra te rreme , si dhe ne secilin profil nga ta nuk mungonte simboli i nje subjekti te caktuar politik VV , duke tentuar te thurin propagande ndaj meje , dhe te ndikojne psikologjikisht tek publiku qe sot jan pothuajse te gjithe perdorues te rrjeteve sociale.
Ne qdo moment jam ndier i kanosur , kam njoftuar prap menagjmentin e policise mirepo askush nga ta nuk ka marre hapin per te u marre me shqetësimin tim perveq Major Shkelzen Xhafa i cili ka qene shume korrekt dhe qdo kerkese timen e ka adresuar me korrektesi.
Atëherë kam vendos qe me avokat ti bëj paditë në Gjykatë dhe Prokurori , dhe ne momentin kur kam perfunduar dhe i kam dorezuar ne Prokurori Themelore atëherë , kan filluar edhe kanosjet serioze per jeten time dhe te familjes sime ….
E keta ne vend se te merren me raste te renda te krimit per te cilat posedoj deshmi (videoincizime) qe deshmojne dhune , torture dhe shkelje flagrante te drejtave te njeriut brenda policise se kosoves , si dhe deshmi e foto qe implikojne zyrtare te Policise se Kosoves ne krimin e organizuar , porse per shkak te ndjeshmerise se pamjeve (dhe mosprishjes se provave) , nuk do i publikoj ne rrjete sociale dhe ato autoritete qe duhet ti kene do ti kene .
Keta jane marre me komente te facebookut . E une as atehere e as tash nuk jam dorezuar dhe kam vazhduar duke mos u nenshtru asnje lloj presioni e shantazhi qe jan mundu per te ma bere .
Se a ka pas hakmarrje politike mund te jete e vertete dhe ka shume argumentete te cilat me bëjnë të besoj edhe në atë skenar .
Porse deri tash kam besuar se mund te jetë ndonjë inati personal brenda Policisë së Kosovës e që edhe ajo mundësi qëndron , veqse duke i parë rrjedhat se si kan shkuar ne lidhje me hetimin e rastit qdo drejtim qon te ajo se ketu mund te kete gisht vet shteti .
Këtë e bazoj ne rastin e ndodhur 2017-2018 kur se bashku me kolegun tim E.V. kam qene duke vozitur veturen zyrtare ne rrugen “Garibaldi” ne Prishtinë kur papritmas vjen nje njeri dhe godet veturen zyrtare te Policisë, mbetem te habitur sepse deri ne ate ditë nuk kemi rastis që ndonjë person të na e godiste veturen e Policisë pa asnje arsye , kështuqë ne kemi dale nga vetura për ta shikuar se qka është duke ndodhur apo se qfarë problemi ka ai person i cili na ishte vërsulur në mënyrë aq agresive , ndoshta ka ndonjë hall e mund ti ndihmojme , sepse në bazë të sjelljeve paraprake ngjasonte në ndonjë person i cili mund të kete edhe probleme mendore , nderkaq me tu afruar e verejtëm se personi qe kishte goditur veturen e policisë kishte qene Sami Kurteshi i cili mbante një pozitë të lartë Ne nje subjekt politik e qe i lartcekuri pa asnje diskutim paraprak na u versul duke na quajtur “klysh te hashimit” krejt ne menyre paranojake vetem se kishim te veshur uniformen e Policise se Kosoves . Ather pasi qe kemi kerku dokumentet i njejti ka refuzuar te na i prezantoj , ku te detyruar per ta zbatuar ligjin na eshte dashte qe ta bejme arrestimin e tij . Nderkaq pas marrjes se deklaratave prokurori R.M. i hap dy raste:
Prishje e rendit dhe qetesise publike
Mosbindje e urdherit te ligjshem te policit .
Personi na i mori emrat dhe numrat e ID , dhe gjithmone kam prite se nje dite do veprojne kunder meje apo edhe kolegut tim momentin qe do ju ipet rasti , gje edhe ndodhi .
Krejt ne fund une Amir Hoxha jam krenar per punen dhe kontributin tim per Policine e Kosoves dhe do te jem sa te jem gjalle , poashtu me gezon fakti se kem sherbyer bashkarisht me shum djem e vajza që kanë qenë shume profesional,të guximshem e atdhetarë e që është një vlerë jetike e vet Shtetit te Kosovës në përgjithësi e Policisë si institucion ne veqanti, mirepo ne rastin tim a e kam merituar at trajtim nga shteti i Kosoves?
Ky dhe mbetet postimi im i fundit dhe me këtë dua ta permbyll këtë qështje , thjesht dua ta jetoj jeten time ku dhe me kënd të dua . E drejta e jetes dhe lirisë më eshtë garantuar me ligj kudo që une vendos te jetoj .
Me respekt Amir Xh. Hoxha” (sic.), ka shkruar Hoxha.
Polici Hoxha, pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe shprehu pakënaqësinë e tij për mos pagesën e shujtave për policët, u suspendua në shkurt të këtij viti.
Polici Hoxha përmes një postimi në Facebook kishte shkruar se nuk janë duke marrë shtesat për shujta, përkundër se u takojnë me ligj, transmeton Telegrafi.
Policia e Kosovës duke arsyetuar suspendimin e zyrtarit policor Amir Hoxha, kishte thënë se i njëjti është suspenduar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.
Sindikata e Policisë pati thënë se rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe se do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.
Ndërsa, Inspektorati i Policisë së Kosovëskishte thënë se rasti i suspendimit të policit, Amir Hoxha nuk është duke u trajtuar nga ky organ mbikëqyrës i forcave të rendit.
Më 15 shkurt avokati i Hoxhës, Gent Gjini dorëzoi kallëzim penale ndaj përgjegjësve në drejtorinë e Policisë së Kosovës.
Përmes këtij kallëzimi penal avokati Gjini tha se po kërkojnë kthimin e Amirit në vendin e tij të punës.
Avokati Gjini pas dorëzimit të padisë u shpreh se suspendimi i Hoxhës ka qenë një fushatë me qëllime dhe prapavijë tendencioze për çka thekson se kjo është e papranueshme.