50 pacientë me koronavirus të shtruar në Klinikën Infektive

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka njoftuar të martën se në këtë repart janë të shtruar 50 pacientë me koronavirus.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se njëri prej tyre është në gjendje kritike, nëntë janë në trajtim me oksigjenoterapi, ndërsa 40 pacientë janë në gjendje stabile.

Gjashtë prej tyre janë shëruar dhe pritet të lirohen nga spitali, thuhet në njoftim.

Deri më tash, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar se 780 persona janë infektuar me koronavirus, 201 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.