71 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 71 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk ka vdekur asnjë person që ishte prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 47 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,789 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 274,606, kurse i të vdekurve është 3,496 persona.