5 çajet që janë të dobishme për sistemin imunitar

Gjëja e parë që na vjen ndërmend sapo nisim të ndjejmë simptomat e para të një ftohjeje apo gripi është të përgatisim një filxhan çaj.

Pra çaji si mjekim nuk është aspak një risi dhe veçanërisht në kulturat aziatike është përdorur me shekuj për të ndihmuar sistemin imunitar. Ja cilët janë 5 llojet e çajeve që përmirësojnë sistemin imunitar.

Çaji jeshil

I pasur me “catechin” një lloj polifenoli që ka ndikim të mirë në organizmin njerëzor dhe i pasur me antioksidantë.

Çaji i turmerikut

Ul inflamacionin në trup dhe ka veti të forta antioksiduese.

Çaji i zi

Ndihmon sistemin imunitar falë polifenoleve “theaflavin”.

Çaji i bardhë

Ka veti të ngjashme antioksiduese si çaji jeshil.

Çaji i xhinxherit

Ka veti antiinflamatore dhe antioksiduese. Trajton infeksionet./ Neps.al/