Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Ajo pretendon se 20 mijë e 800 trupa ruse janë vrarë dhe 2 miëj e 63 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar, Sky News.
Muajin e kaluar, ushtria ruse pretendoi se 1 mijë e 351 nga trupat e saj kishin vdekur dhe 3 mijë 825 ishin plagosur në mes të luftës në Ukrainë.
Megjithatë, numri i vërtetë i vdekjeve besohet të jetë shumë më i lartë.