Ka filluar të mbahet mbledhje e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në selinë e LDK-së janë parë duke hyrë deputetët, por jo edhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Mbledhja po mbahet në zyrat e partisë, ndërsa Grupit parlamentar do t’i drejtohet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkret dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.
Kujtojmë se javën e kaluar në mbledhjen e Kryesisë, LDK vendosi që të emëroj si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.
Ky vendim i kryesisë u përkrah edhe nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.