Shtatë pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet në Kosovë, ka bërë të ditur të martën Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Sipas njoftimit, 4 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 e 3 me post-COVID.
“Katër pacientë janë me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
Pacientët janë të shtrirë në Klinikën Infektive – 4 dhe në Spitalin e Gjakovës – 3.