Në Kosovë aktualisht janë 472 raste aktive me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, edhe 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë rast vdekjeje.
Janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 267.
Deri më sot 821 mijë e 438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 10o mijë e 906 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.