23 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1344 mostra të marra për testim.
Derisa nuk është shënuar asnjë viktimë, numri i të shëruarve gjatë së njëjtës periudhë kohore është shënuar më i lartë.
26 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 224.242 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.