Shërohen 35 persona nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se është rritur numri i të shëruarve gjatë ditës së sotme.

“Sot më 27 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e pesë (35) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e një (201) raste”.

Ndryshe, numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 780 raste, me 22 persona të vdekur.