Gërxhaliu: Afrika fuqia botërore ekonomike e ardhmërisë

Pas pandemisë COVID-19 dhe efektet negative të agresionin të Rusisë ndaj Ukrainës, bota nuk ka qen më ajo që ka qenë më parë. Duhet një rirenditje e re ekonomike, gjeostrategjike dhe futurologjike, ka shkruar ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Sipas tij, kur analizohen indikatorët ekonomik të resurseve natyrore dhe gjeografike parametrat për zhvillim ekonomik më të rëndësishëm i posedon Afrika.

Ky parashikim bazohet në faktet në vijim.

° Sipërfaqja e Afrikës është 30,37 milionë km2.

° Sipërfaqja e Kinës është 9.6 milionë km2.

° Sipërfaqja e SHBA është 9.8 milionë km2.

° Sipërfaqja e Evropës është10,18 milionë km2.

● Afrika është më e madhe se e gjithë Evropa, Kina dhe Shtetet e Bashkuara së bashku.

● Por në shumicën e hartave të botës, Afrika përfaqësohet në një madhësi të reduktuar.

Kjo është bërë qëllimisht për të krijuar efektin vizual të Afrikës së vogël për manipulimin, larjen e trurit dhe mashtrimin e afrikanëve kudo që janë.

– Afrika ka 60% të tokës së punueshme.

– Afrika ka 90% të rezervave të lëndës së parë.

– Afrika ka 40% të rezervave të arit në botë.

– Afrikë posedon 33% të rezerva diamanti.

– Afrika ka 80% të rezervave globale të Coltan (minerale për prodhimin e telefonave dhe elektronikës), kryesisht në Republikën Demokratike të Kongos.

– Afrika ka 60% të rezervave botërore të kobaltit (minerale për prodhimin e baterive).

– Afrika është e pasur me naftë dhe gaz natyror.

– Afrika (Namibia) ka bregdetin më të pasur detar në botë.

– Afrika është e pasur me mangan, hekur dhe dru.

– Afrika është tre herë më e madhe se Kina, tre herë më e madhe se Evropa, tre herë më e madhe se Shtetet e Bashkuara.

– Afrika ka tridhjetë milion e gjysmë km2 (30,875,415 km2).

– Afrika ka një popullsi prej 1.3 miliardë banorë (Kina ka një popullsi prej 1.4 miliardë për 9.6 milion km2).

Që do të thotë Afrika është e SUBPOPULUAR.

– Vendet e punueshme të Republikës Demokratike të Kongos janë të afta të ushqejnë të gjithë Afrikën.

Dhe e gjithë toka e punueshme e Afrikës është litari ushqimor i të gjithë botës.

– Republika Demokratike e Kongos ka lumenj të rëndësishëm që mund të ndriçojnë Afrikën.

– Afrika është një kontinent i larmishëm kulturor në aspektin e kërcimit, muzikës, arkitekturës, skulpturës, etj.

– Afrika ka 30,000 receta mjekësore dhe barishte që Perëndimi i modifikon në laboratorët e saj.

– Afrika ka një popullsi të re globale që duhet të arrijë në 2.5 miliardë deri në vitin 2050.

E tëra që u tha më lartë duhet të jetë një orientim strategjik edhe i Kosovës, që në planifikimet strategjike për zhvillim ekonomike në të ardhmen përveç SHBA-vë dhe Bashkimi Evropian, duhet të ketë në konsiderata edhe fuqinë ekonomike të ardhmërisë ekonomike që quhet Afrika.