Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën do të fillojë asfaltimi i rrugës “Ahmet Krasniqi”, dhe si pasojë ajo do të mbyllet përkohësisht.
Sipas njoftimit të premten, rruga do të mbyllet nga ora 07:00 deri në ora 18:00.
“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, është në proces të implementimit të kontratës: ‘Rekonstruimi i rrugës ‘Ahmet Krasniqi’ me nr. pr.616 21 076 511, me gjatësi rreth L=500.0m. Operatori ekonomik ‘Sh.p.k. Kema Company’ do të fillojë asfaltimin e kësaj rruge të lartpërmendur dhe për këtë arsye ju njoftojmë se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht nga nesër, me datë 16.04.2022, që nga ora 07:00 deri në ora 18:00”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.