Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në një konferencë për media ka bërë të ditur se për herë të parë do t’i ndajnë ka 100 euro për secilin punëtorë të sektorit publik dhe privat.
Ai në prezantimin e masave të reja në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, tha se shtesa prej 100 eurove do të marrin edhe të gjithë pensionistët në Kosovë.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, njëherit kryetari i Këshillit Ekonomiko – Social, Atdhe Hykolli, tha se janë këmbëngulës që Ligji i pagave të shkojë deri në fund dhe të mos vonohet.
“Në kërkojmë miratimin e Ligjit të pagave me rregulla dhe profesionalizëm. Shtesën që kemi kërkuar nuk është rritje i pagave, por kërkesë deri në miratimin e Ligjit të pagave”, tha ai për RTK.
Sipas tij do të ishte mirë që shtesa prej 100 euro do të shpërndahet deri në miratimin e Ligjit të pagave.