Rihanna mahnit me fotosesionin e fundit për revistën “Vogue”

Kur vjen puna për t’iu dhënë njerëzve arsye për të të shikuar, Rihanna u bënë konkurrencë edhe supermodeleve më të njohura të modës.

Ylli me shumë talente nuk e ka provuar kurrë një veshje që nuk i është përshtatur hijeshisë së saj, dhe nuk ka ndodhur kurrë të jetë fotografuar keq nga ndonjë aparat fotografik. Të gjitha këto e bëjnë atë protagonisten e duhur për ballinën e revistës prestigjioze të modës, “Vogue”.

Në ballinë e numrit të ri të revistës, pjesë e së cilës Rihanna ka qenë edhe gjashtë herë në të kaluarën, këngëtarja dhe afaristja miliardere shfaqet e veçantë me stilin unik të një gruaje shtatzënë. Ajo shfaqjet duke pozuar për fotografen e famshme botërore, Annie Leibovitz, në fotosesionin e realizuar në hotelin “The Ritz”.

Ky bashkëpunim po ashtu ia dha mundësinë këngëtares që të ribashkohet me miqtë e vjetër kreativ, të eksperimentojë me koleksionet më të fundit të markave të njohura, dhe më e rëndësishmja, të flasë për fëmijën e saj që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Në intervistën ekskluzive të realizuar për “Vogue”, Rihanna ka treguar për dashurinë e saj për modën, mënyrën si po e shijon shtatzëninë dhe ndryshimin e trupit, lidhjen e saj me reperin Asap Rocky, faktin se si nëna e saj mezi po pret të bëhet gjyshe dhe shumëçka tjetër.