Kastrati: Gjendja e të prekurve me koronavirus në Kamenicë është stabile

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se sot me shtabin emergjent komunal kanë diskutuar për gjendjen me koronavirus.

“Gjendja e të infektuarve është stabile, ndërkohe që jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet në vetizolim”.

“Gjithashtu, kemi vepruar shpejt në identifikimin e gjithë kontakteve nga rastet e fundit, dhe kemi dërguar një listë për testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.

“Për çdo kërkesë, pyetje apo çkado që lidhet me pandeminë, ju mund t’i shkruani shtabit emergjent përmes e-mail: qoel.kamenice@rks-gov.net”, ka shkruar Kastrati në rrjetin social Facebook.