Një person ka humbur jetën pasi që i njëjti ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Borovci ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” sot rreth orës 13:00.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht ka nisur një hetim i rethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, tha Borovci.