Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë gjiruar teksa njëri prej tyre i drejton armën një qytetari të cilin e kishin ndaluar me veturë.
Rasti nuk dihet se në cilin vend ka ndodhur dhe kur saktësisht.
Sipas videos e cila ka qarkulluar në rrjetin social “TikTok” shihet se polici fillimisht e ka të drejtuar armën pastaj të njëjtën e fut në brez, e pastaj nxjerr baterinë të cilën ia drejton qytetarit i cili ndodhet në veturën e tij.
Pak minuta më pas qytetari i cili ishte ndaluar arrin të ikë me veturën e tij, ku policia i vihet nga prapa në ndjekje.