Çokollata e zezë është në mesin e ushqimeve të shëndetshme për zemrën, sipas studimeve të huaja. Kur nuk është e ngarkuar me sheqer dhe yndyra të ngopura, ajo pos për zemrën, ka edhe benefite të tjera të shumta, raporton Scripps.
“Ngrënia e çokollatës së zezë është e shëndetshme. Studimet tregojnë se ngrënia e një sasie të vogël të çokollatës së zezë ndikon në shëndet. Ajo ka shumë kalori, si çdo çokollatë tjetër, por në sasi të vogla mund të përshtatet në një dietë të ekuilibruar mirë”, ka deklaruar Poulina Uddin, kardiologe amerikane.
Çokollata përmban antoksidantë, duke ndihmuar në luftimin e inflamacionit dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i shkaktuar nga viruset apo toksinave.
Disa copëza çokollatë të zezë në ditë mund t’iu bëjnë të ndiheni më mirë dhe më të shëndetshëm.