Edhe gjatë së dielës së 27 marsit, Prishtina vazhdon të jetë në krye të listës së qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
170 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus në kryeqytet.
Pas Prishtinës, Ferizaj pason me më së shumti raste aktive, që gjithsej ka 64 persona të infektuar.
Gjatë 24-orëve të fundit, nga gjithsej 28 raste të reja, Prishtina ka regjistruar gjashtë të infektuar.
Me këtë rast, është rritur numri i të shëruarve krahas atij të rasteve të reja. Nga 49 të shëruar, 15 janë shënuar në Prishtinë.