Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, të premten ka festuar ditëlindjen e 36-të.
Ajo me këtë rast ka organizuar një ndejë me miqtë e familjarët, për një vit tjetër të jetës.
Ndonëse ka shpërndarë disa momente të veçanta të kësaj feste, ajo çfarë ka rënë më shumë në sy ishte veshja e artistes.
E njëjta përzgjodhi një fustan të zi transparent e mjaft të hapur në pjesën e gjoksit.
Kjo ka bërë që të komentohet për linjat trupore, duke qenë se është njëra nga yjet e estradës që shquhet për fizikun e tonifikuar.
Nora në anën tjetër vetëm pak ditë më parë është rikthyer me projektin e ri muzikor të quajtur “Më mungon”.
Kënga për një periudhë të shkurtër ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.