Një pjese e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmenti nga dalja e Vushtrrisë deri në Smrekovnicë Loti 3, është mbyllur për shkak të asfaltimit të kësaj rruge.
Njoftimi është dhënë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që ka bërë të ditur se rruga do të jetë e pa qarkullueshme deri më 27 mars.
Me këtë rast pjesëmarrësit në komunikacion duhet të shfrytëzojnë rrugët alternative.