Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara, ka refuzuar apelet e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të dorëzuara më 21 shkurt, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilën lejohej pjesërisht Prokuroria që ta ndryshojë aktakuzën.
“Më 22 mars 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzoi apelet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të dorëzuara më 21 shkurt 2022, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilin e lejoi ZPS-në që të ndryshojë pjesërisht aktakuzën në këtë çështje”, njoftojnë Dhomat e Specializuara.
Ish- udhëheqësit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po gjykohen në Hagë për krime lufte.
Aktakuza ndaj tyre u konfirmua më 26 tetor 2020.
Vendimin e Speciales mund ta gjeniKËTU