Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 30 mars 2022 mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.