Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin e të martës.
Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 41 raste të reja, nga testimi i 940 të dyshuarve për koronavirus.
Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 641.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 384 persona me vaksinën anti-COVID.
Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 819,455, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 99,342 persona.
Ndërkaq, numri i vaksinave të administruara që nga fillimi i këtij procesi gati një vit më parë është 1.820,008.