Një person është shëruar sot në Kosovë nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm e të shëruarve në 166.
“Sot më 26 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (166) raste”.
Nga data 08 shkurt deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre (763) raste, ndërsa gjithsej njëzet raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.