Shprehia më e mirë e ushqyerjes për parandalimin e plakjes

Thënia “jemi ajo çfarë hamë” është e vërtetë, veçanërisht kur bëhet fjalë për procesin e plakjes. Ushqimet dhe pijet që konsumohen në baza ditore kanë një ndikim më të madh se që e kuptojmë në moshën e njeriut, prandaj është e rëndësishme që vazhdimisht të përfshihen zakone të shëndetshme dhe të lehta të ushqyerjes, në rutinën e përditshme.

Sipas një publikimi në portalin “Eat This, Not That”, një nga zakonet më të mira ditore të të ngrënit për një plakje më të ngadalshme, është ndjekja e dietës mesdhetare. Përfshirja e shumë produkteve të pasura me lëndë ushqyese si peshku, avokado, arrat dhe vaji i ullirit. Ato mund ta ngadalësojnë procesin e plakjes.

Përfitimet shëndetësore të vërtetuara të dietës mesdhetare janë jashtëzakonisht pozitive. Studimet kanë zbuluar se ndjekja e këtij modeli të të ushqyerit, mund ta zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve fatale kardiovaskulare, goditjes në tru, sëmundjeve koronare të zemrës dhe shkallës së përgjithshme të vdekshmërisë.

Në dietën mesdhetare në vend që të numëroni kaloritë ose të kufizoni sasinë që hani, ky zakon ka të bëjë më shumë me përfshirjen e yndyrave të shëndetshme dhe lëndëve të tjera ushqyese të rëndësishme.

Një prej shprehive më të mira të ushqyerjes të cilat mund të përvetësohen, është konsumimi i ushqimeve kryesisht me bazë bimore, drithërave, bishtajoreve, arrave, farave, peshkut yndyror dhe vajit të ullirit, si dhe duke e kufizuar konsumin e mishit në raste më të rralla. Një dietë mesdhetare zakonisht kufizon sasinë e qumështit që konsumohet, por gjithashtu inkurajon kosin për efektet e tij probiotike.

Ky plan ushqimor ofron më shumë liri, sepse nuk kërkohet sasi e caktuar e ushqimit që nevojitet për konsumim. Kjo e largon ndjenjën e kufizimit, mundëson gjetjen e ushqimeve të preferuara për t’i ngrënë dhe që mund të përshtaten me dietën tuaj.