Ulet çmimi i naftës në nivel global- A do të paguajnë më lirë edhe kosovarët? Flet Kryetari i naftëtarëve

Në tregjet botërore, çmimi i naftës ra për herë të dytë radhazi në dy javë, me më shumë se 4 për qind, pasi frika e tregtarëve për ndërprerjet e furnizimit me naftë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore kundër Moskës u zbut, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Por një gjë e tillë nuk pritet të ndodh në Kosovë, Kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani në një pronencim për Insajderin ka thënë se nuk ka ndryshime sa i përket çmimeve.

“Çmimet të cilat janë në treg, janë po ato çmime që janë që një jave dhe nuk ka ndryshime. Oferta dhe kërkesa furmulon çmimin”, tha Berjani për Insajderin.

Kujtojmë se javën e kaluar pas një kaosi në treg çmimet e derivateve në Kosovë kanë filluar të normalizohen. Ditëve në vijim do të ketë ulje të çmimit të derivateve deri në 1.40 cent.

Çmimi për një litër naftë ka rënë deri tani në 1.50 deri në 1.52 cent, kurse benzina në 1.39 deri në 1.41 cent.